Tahiri: Shqipëria aktualisht ka policinë më të paarsimuar në rajon
  • 9 years ago
"Aktualisht Shqipëria ka nivelin më të ulët të oficerëve të policisë të arsimuar në rajon" Ky ishte konstatimi i Ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri, përpara hapjes së vitit të ri akademik në Akademinë e Sigurisë. Sipas Tahirit, prapambejtja e Policisë së ka ardhur si pasojë e mungesës së arsimit të Policisë.

Në auditorët e Akademisë së Sigurisë, me 12 tetor u ulën në 121 studentë që vinin nga rradhët e uniformave blu të Policisë së Shtetit. Dy javë më parë, 820 persona pjesë e strukturës bazë të policisë të cilët kishin mbi tre vite punë, konkuruan për 150 vende në fakultetin e Policisë në Akademi.

Pavarësisht kotës, vetëm 121 konkurentë mundën të hynin për shkak se nuk arritën kufirin minimal të 70 pikëve.
Recommended