Gjykata liron 18 vjeçarin që qëlloi autobusin e kombëtares serbe

  • 9 years ago
Gjykata e Tiranës vendosi të lirojë adoleshentin 18 vjeçar Marsel Qeleshi, i arrestuar nga Policia e Tiranës, s ii dyshuar për goditjen me gur të autobusit me të cilin udhëtonte kombëtarja serbe e futbollit me 7 tetor në Tiranë. Prokuroria i kishte kërkuar Gjykatës së Shkallës së Parë, mbajtjen e tij në arrest me akuzat e prishjes së qetësisë publike, dëmtimit të pronës dhe kryerjen e veprimeeve të dhunshme ndaj personave të mbrojtur ndërkombëtarisht.

Avokatja Vjollca Pustina, kërkoi lirimin e tij për faktin se të tri veprat për të cilat ai akuzohej ishin kundravajtje penale.

Pas shqyrtimit të kërkesave të prokurorisë dhe avokates Vjollca Pustina, Gjykata vlerësoi rrethanat e adoleshentit të rritur në shtëpinë e fëmijës, si dhe faktin që ai vijonte një kurs professional dhe se mund të dëmtonte të ardhmen e tij.

Ndërkaq për një tjetër personazh që lidhjet me ndeshjen e Shqipëri Serbi, gjatë mesditës së të dielës, një grup personash protestuan në qendër të Tiranës në sheshin Skënderbej për lirimin e Ballist Morinës. Tifozët kërkonin lirimin e Morinës, atij që sipas tyre bëri krenar më shumë se 10 milionë shqiptarë në mes të Beogradit. Grupimi i tifozëve paralajmëroi se protestat do të vijonin edhe më tej.

Recommended