Reshjet e fundit kanë përmbytur lagjen ?Karbunarë? në Lushnje, ndërkohë që ka probleme dhe me furnizimin me energji elektrike. Nga vërshimi i përroit, sipërfaqe të tëra toke bujqësore, ullishte dhe sera kanë përfunduar nën ujë. Sipas banorëve, uji që është futur brenda dhe në disa banesa është pasojë e mospastrimit të përroit të Lushnjes. Ndërkohë probleme nga reshjet ka pasur dhe në Gramsh, ku janë bllokuar rreth 9 fshatra nga rritja e prurjeve të përroit të Sheltanit. Në rrethin e Matit nga rrëshqitja e gurëve në rrugë qarkullohet vetëm në një sens në aksion Bulqizë-Klos. Probleme nga rrëshqitja e dherave ka pasur edhe në zonën e Shkopetit.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/permbytet-lagjia-karbunare-ullishte-sera-e-toke-bujqesore-nen-uje/
Be the first to comment