Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 10/7/2015
Trajneri i kombëtares shqiptare ka folur për herë të fundit para ndeshjes me Serbinë në media duke u shprehur se në fushë duhet të harrojmë inatet e vjetra historike, pasi mund të na dëmtojnë.

?Ekipi është gati për ndeshjen përballë Serbisë, të gjithë lojtarët janë në gjendje shumë të mirë.

Serbia është një ekipi i fortë, por ne kemi ardhur deri këtu me meritë të plotë dhe do të zbresim në fushë për të fituar ndeshjen që mund të na sigurojë edhe kualifikimin direkt në Francë 2016.

Tensioni para Serbisë është normal si në cdo ndeshje tjetër, por në fushë s?duhet të shpërqendrohemi nga historia?tha ai.

Ndërsa përsa i përket formacionit të parë nuk dha detaje duke mbajtur të fshehtë gjithçka deri në minutat e fundit kur ekipi do të zbresë në fushë. ?I kam idetë e qarta, lojtarët të gatshëm? tha ai.

Ndërsa vlerësoi rikthimin e Mehës që sipas tij ?Është një lojtar i rëndësishëm, shënon nga cdo pozicion? përfundoi tekniku.

Duke e përmendur asnjëherë gjatë konferencës së shtypit fjalën Serbi, por vetëm kundërshtar, kapiteni Lorik Cana shprehet se ?i gjithë populli pret fitoren ndaj kundërshtarit nesër.

Ndeshja është shumë e rëndësishme, pasi luhen fatet e kualifikimit.

Të gjithë jemi gati dhe të motivuar për të fituar, besoj që një gjë të tillë do ta arrijmë edhe me mbështetjen e tifozëve në shkallët e stadiumit, por më shumë... do flasim nesër? përfundoi ai.

Category

📺
TV

Recommended