LEZHË - Punimet për rikonstruksionin e tubacioneve të ujit të pijshëm dhe rrjetit të kanalizimeve vijojnë të mbajnë peng qarkullimin e automjeteve në rrugët kryesore të qytetit të Lezhës.
Punimet e nisura në muajin prill duhej të përfundonin në mes të shtatorit por premtimet e firmës kontraktuese dhe të bashkisë mbetën vetëm në letër.
Situata vijon e njëjtë prej muajsh, ndërsa ata të cilët përballen me pasojat e kësaj situate janë qytetarët lezhjanë.
Drejtori i Shërbimeve në bashkinë e Lezhës, Nikolin Prendi, ashtu si paraardhësi i tij e justifikon vonesën me punimet për tubacionet e ujësjellësit të ri.
Ndërkohe qytetarët lezhjanë tashmë duket se po lodhen nga kjo panoramë.
Be the first to comment