Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 10 years ago
SHKODËR - Banorët e fshatit Obot i Ri në Shkodër aktualisht janë ngujuar në banesat e tyre, ndërsa prania e forcave të rendit është më e theksuar se kurrë, çka u kujton atyre vitin e largët 1997.

Askush që nuk është banor i fshatit nuk lejohet të futet për momentin në Obot të ri, ndërsa hetuesit po marrin në pyetje banorët e zonës për të mësuar më shumë për 56-vjeçarin Ruzhdi Arishta, i cili mëngjesin e kësaj të diele u ekzekutua në një nga dhomat e banesës së tij nga Forcat Speciale, pas 12 orësh shkëmbim zjarri kundër policisë.

Banesa e 56-vjeçarit që mbrëmjen e së shtunës plagosi një bashkëfshatar të tijin dhe ekzekutoi komandantin e njësisë së Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës Simon Gjeta, aktualisht është e tejmbushur me policë dhe prokurorë.

Këta të fundit po qëndrojnë vigjilent për të evituar çdo hakmarrje të mundshme kundrejt ndonjë të afërmit të Ruzhdi Arishtës.

Gazetari i Report TV në Shkodër Elvis Nabolli ishte sërish në këtë fshat ku ka pllakosur heshtja pas ngjarjes të rënda që mbajti frymën e opinionin publik mbarë shqiptar për 12 orë radhazi.

Report Tv mëson se i plagosuri 21-vjeçar Besar Sherbela ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin rajonal të Shkodrës, ndërsa pranë tij ndodhen edhe hetuesit dhe policia. Këta të fundit po mbledhin dëshminë e të afërmve për ngjarjen si dhe po presin përmirësimin e gjendjes së 21-vjecarit për ta marrë në pyetje.

Category

📺
TV

Recommended