Kukës, familja Nika në kufijtë e mbijetesës, pasi iu dogj shtëpia

  • 9 years ago
5 vjet pasi shtëpia e tyre u përfshi nga flakët, gjendja në familjen e Rustem Nikës nga lagjja Gostil e Kukësit është e mjerueshme. E mbetur pa shtëpi, 4 anëtarët e kësaj familje po përballen sot me një jetë jashtëzakonisht të vështirë.

Një qoshe e shtëpisë e cila fatmirësisht shpëtoi pa u djegur, shërben sot si vendstrehim për 4 anëtarët e familjes së Rustem Nikës. Por siç duket edhe nga pamjet e filmuara nga kamera jonë, kjo vetëm shtëpi nuk mund të quhet. Në çdo cep ku hedh sytë sheh gjendjen e rënduar në të cilën këta banorë janë të detyruar të gdhihen e të ngrysen. Është për të ardhur keq teksa sheh plaçkat e pakta të kësaj familjeje të shpërndara kuturi nëpër qoshet e ?shtëpisë?.

Edhe ato pak gjëra që ata kanë në shtëpi ua kanë falur ose i kanë gjetur, ndërsa nuk bëhet fjalë për pajisje elektroshtëpiake.

Dimri po afron dhe anëtarët e familjes Nika janë në mëshirën e fatit dhe borës që shumë shpejt do të mbulojë atë pak çati që ka ngelur nga shtëpia e tyre.

Kryefamiljari Rusten Nika rrëfen me lot në sy, para kamerës sonë gjendjen e rëndë në të cilën jetojnë prej vitesh, ku e ardhura e vetme me të cilën mbahet familja është ndihma ekonomike prej 20 mijë lekësh.

Ai ka një apel për këdo që mundet ta ndihmojë.

?Unë ka 5 vjet që jam pa shtëpi, më është djegur shtëpia. Më keq nuk bëhet më. Kur ka rënë shi te ne nuk e ka çarë kokën njeri fare për këtë punë . S?kam pasur ku të shkoj nga kjo punë po rri këtu. Kam bërë kërkesë por s?kanë marrë masa as kryetar bashkie , as prefekt as drejtor qarku, asnjeri. Këështu po jetoj, shes hekura për të ngrënë një copë bukë. Më falin më shumë.Nnjë përkrahje 20 mijë lekë ku ta çoj unë? Pension s?marr, gjë jo. Tani me kaq kemi jetuar ku s?ka më keq se bën zoti më keq . Ne kërkojmë që të na bëjnë shtëpinë? , apelon kryefamiljari.
Apelit për t?i ardhur në ndihmë kësaj familjeje i bashkohen edhe banorët e tjerë të lagjes Gostil. ?Kushtet ekonomike i patë vetë ju. Janë për toke nuk ka shanse njeri që të jetojë në ato kushte. Duhet t?i ndihmojë bashkia dhe shteti?, thotë një banor i lagjes.

?E mira është që shteti për këto familje të ketë një kujdes më të madh? shprehet një tjetër banor.