SHBA-të vlerësojnë se zgjedhjet lokale të 21 qershorit ishin pozitive, nuk pati dhunë dhe qytetarët shqiptarë ishin në gjendje të shprehnin të lirë të drejtën e votës. Kështu është shprehur, ambasadori i SHBA-ve, Daniel B. Baer në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, i cili nga ana tjetër thotë se pavarësisht kësaj pati parregullsi, përfshirë votim në grup, presion mbi votuesit, blerje vote, politizim të shtetit dhe institucioneve dhe medieve.
SHBA-të komentojnë dhe largimin e disa kandidatëve të inkriminuar nga gara elektorale si dhe theksohet se, shqiptarët nuk duhet të pranojnë kandidatë me të shkuar të errët dhe theksohet se disa prej tyre mbetën në garë.
?SHBA thekson se pavarësisht se u shënua progres në heqjen e individëve me lidhje kriminale nga gara, disa emra mbeten në listë. Bëjmë thirrje që shqiptarët të këmbëngulin që partitë politike të ofrojnë kandidat me reputacion, që duan që vend ii tyre të ecë përpara?, është shprehur Baer.
?Eliminimi i korrupsionit dhe influencat kriminale mbi qeverinë është thelbësore për Shqipërinë në ndërtimin e një qeverisje të mirë dhe institucione demokratike?, shprehet ambasadori duke shtuar se rruga më e mirë për këtë është kryerja sistematike e reformave kushtetuese dhe legjislative për të parandaluar përfshirjen e kandidatëve që kanë influencë kriminale në fletën e votimit.
Daniel B. Baer u kërkon partive politike që të punojnë për reformën në drejtësi, pasi qytetarët shqiptare presin prej shumë kohësh një gjë të tillë. Ai bën thirrje që në proces të jetë e përfshirë dhe opozita.
?SHBA-të inkurajojnë qeverinë dhe parlamentin që të përmbushin zotimin për ta cilësuar reformën në drejtësi si reformën kryesore me veprime dhe jo me fjalë. Ne duam të vëmë në pah rëndësinë e përfshirjes së opozitës në këtë proces. Reformat duhet të kryen me dakordësinë e shumë partive dhe në të njëjtën kohë është e rëndësishëm që asnjë parti të mos bllokojë rrugën për të ecur përpara?, është shprehur ambasadori amerikan në Vjenë.

Category
📺
TV