Ulet TVSH e turizmit nga 20 në 8 %, PS rrëzon dekretin e Presidentit

  • 9 years ago
TIRANË - TVSH në sektorin e Turizmit, në vlerën e 20 përqind e cilësuar si mjaft e lartë krahasuar me vendet fqinje por edhe me të tjera të Evropës do të ulet. Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Arben Ahmetaj në komisionin e Veprimtarive Prodhuese tha se vlera e re mund te shkoje deri ne 8%.

Pas shumë debatesh mes anëtarëve të opozitës dhe ministrit Ahmetaj, komisioni votoi kundër dekretit të presidentit Bujar Nishani i cili ktheu për rishqyrtim në kuvend ligjin për turizmin me tre arsye cenimi i kushtetutës, autonomisë vendore dhe i të drejtës së pronës.

Përveç vërejtjeve për ligjin e turizmit opozita i kërkoi ministrit Ahmetaj të bëjë publike 10 emra investitorësh në Shqipëri që kanë hyrë në vitin 2013 referuar deklaratave të mëparshme të qeverisë për rritjen numrit të investitorëve të huaj që shkon në 900.

Recommended