Gazheli: Prokuroria pengesë për hetimin e rasteve të pastrimti të parave

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Organi i akuzës po bëhet pengesë për hetimin e rasteve të pastrimit të parave. Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të këtij fenomeni, Gent Gazheli tha në studion e Ora News se referimet që kanë përgjigje pozitive nga Prokuroia e Përgjithshme janë minimale.
Genti Gazheli: Shifra e saktë që unë kam dërguar referime pranë Prokurorisë dhe Policisë është 465 për 2014. Duhet të pranoj që nuk është e njëjta përgjigje nga organet respektive, dmth nga Prokuroria organi nga i cili ndjek cështjet që unë referoj. Nuk di të të them sot ekzaktësisht, por janë me gishtat e dorës rastet e cuarjes në Gjykatë.
Por sa para janë ngrirë nga ky institucion?
Genti Gazheli: Nga viti 2013 që unë kam marrë detyrën deri sot që flasim kemi ngrirë 19 mln euro për vitin 2014 dhe deri tani për periudhën 8-mujore kemi ngrirë gati 9.5 mln euro. Që vijnë nga krimi, nga elementë kriminalë, nga droga dhe nga veprimtari të tjera të cilat kanë ardhur si pasojë e hetimeve penale.
Gazheli vlerësoi vendimin e Këshillit të Europës për të nxjerrë shqipërinë nga lista e vendeve në moniitorim për pastrimin e parave, duke theksuar se kjo ndikon edhe në thithjen e invesitmeve të huaja
Genti Gazheli: Për Shqipërinë do të thotë një sistem financiar më i integruar. Biznese të cilat do të vijnë në Shqipëri dhe do të investojnë pa pasur frikë se do të monitorohen për parandalim, pastrim parash dhe financim terrorizmi. Lajmi i mirë është që tashmë Shqipëria nuk është nën monitorim .

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/gazheli-prokuroria-pengese-per-hetimin-e-rasteve-te-pastrimti-te-parave/

Recommended