Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
TIRANE - 4G/LTE, IPTV, shërbimet fikse dhe celulare të ALBtelecom dhe Eagle Mobile u promovuan me një ceremoni gala të zhvilluar në Tiranë. Zv. kryeministri Niko Peleshi, anëtarë të kabinetit qeveritar, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, emra të njohur të biznesit, qeverisjes lokale, medias, artit dhe sportit morën pjesë në këtë super aktivitet festiv të ALBtelecom dhe Eagle Mobile.

Drejtori i Përgjithshëm i ALBtelecom dhe Eagle Mobile Dr. Erkan Tabak, mirëpriti të ftuarit dhe u shpreh se kjo është një epokë e re për kompaninë.

Z. Giuseppe Farina, Kryetari i Bordit Drejtues të ALBtelecom dhe Eagle Mobile dha mesazhin e aksionarëve, duke thënë se mbështetja e fuqishme për këtë kompani do të vazhdojë. Ai tha se fusha e telekomunikacionit është një sektor strategjik i ekonomisë për zhvillimin e mëtejshëm të Shqipërisë. ALBtelecom dhe Eagle Mobile është këtu për të mbështetur këtë zhvillim dhe për të dhënë kontributin e vet në rrugën e integrimit të Shqipërisë drejt BE. Z. Farina gjithashtu theksoi se Çalik Holding, aksioneri më i madh në ALBtelecom, i cili ka investuar në më shumë se 17 shtete të botës, do të vijojë të mbështesë fuqimisht kompaninë për të sjellë infrastrukturën më të mirë në vend.

Zv/Kryeministri Niko Peleshi theksoi se është fat i madh qe prania e ALBtelecom dhe Eagle Mobile i kanë dhënë një shtysë teknologjisë dhe shërbejnë si një indikator i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik. ?Por mbi të gjitha kjo risi mbart vlerën morale dhe patriotikë e të qenit në një hap me vendet e zhvilluara të Evropës. Para dy-tre vjetësh ¾ e vendeve evropiane nuk kishin qasje në 4G ndërkohë që në SHBA 90 për qind e popullatës kishte? tha Zv/Kryeministri.



ALBtelecom dhe Eagle Mobile është e vetmja kompani që ofron të gjithë gamën e shërbimeve moderne të telekomunikacionit në vend. Kjo është e vetmja kompani që mund të ofrojë telefoni fikse, telefoni celulare dhe internet 4G/LTE, internet me bandë të gjerë, IPTV, internet publik WiFi dhe shërbime Cloud, për çdo pjesë të shoqërisë shqiptare, institucionet publike, bizneset, mediat, OJQ-të dhe për çdo individ në vend.

Category

📺
TV
Comments

Recommended