Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas gati 5 muaj nga arrestimi dhe akuzat, është rikthyer në detyrë shefi i Interpolit Artan Bajraktari. Ky i fundit u pezullua nga detyra pasi akuzohej se kishte fshehur kërkesën e autoriteteve belge për arrestimin e Mark Frrokut.
Rikthimi i tij në detyrë vjen pasi gjykata e shpalli Bajraktarin të pafajshëm.
Bajraktari u pezullua nga detyra me firmë të Drejtorit të Policisë në atë periudhë Artan Didi, i cili e quan shkelje të procedurave ligjore të specialistit të Interpolit dhe shefit të këtij sektori.
Më 22 korrik Prokuroria e Tiranës mbylli hetimet për Bajraktarin i cili ishte në hetim për fshehje të kërkesës së Interpolit belg për arrestimin e deputetit Mark Frroku. Sipas prokurorisë ?nuk ka vepër penale?.
Largimi i Artan Bajraktarit nga detyra me kete akuzë, detyroi drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Artan Didi të japë dorëheqjen.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/u-akuzua-se-fshehu-urdher-arrestin-e-mark-frrokut-rikthehet-ne-detyre-artan-bajraktari/
Comments