Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dërgesat e emigrantëve i janë rritkthyer rritjes, duke shërbyer si oksigjen në këtë periudhë të ngadalësimit ekonomik në vend. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se nga 2002 deri në 2007, remitancat kanë pësuar rritje të vazhdueshme, ku shënuan edhe nivelin më të lartë historik prej rreth 951 milionë euro. Më pas ato ranë deri në 2013, për shkak të krizës në Eurozonë. Të dhënat tregojnë se dinamika po ndryshon sërish.
Kriza në Greqi nuk u dha goditje dërgesave të emigrantëve, ashtu sic ishin edhe parashikimet. Madje, ky fluks të ardhurash është rikthyer në një terren pozitiv gjatës vitit 2014 dhe në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, duke qenë një ndihmë e konsiderueshme për ekonominë tonë dhe duke shërbyer si oksigjen në këtë periudhë të ngadalësimit ekonomik . Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se gjatë 2014-ës dërgesat e emigrantëve ose ndryshe remitancat arritën vlerën e 592 milionë eurove nga rreth 543 milionë euro që ishin në vitin 2013, ndërkohë që në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, ato vlerësohen në rreth 305 milionë euro ose rreth 48.5 milionë euro më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Sipas ekspertëve, kjo rritje e fluksit të remitancave shpjegohet me rigjallërimin e ciklit të emigracionit gjatë tre viteve të fundit.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/dergesat-e-emigranteve-rikthehet-trendi-ne-2014-2015-ndihme-per-varferine/

Category

📺
TV
Comments

Recommended