Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 9/12/2015
TIRANE- Kur vjen fjala te transparenca buxhetore, Shqipëria lundron në zonën e kuqe të listës me shtetet që publikojnë më pak të dhëna mbi hyrje-daljet në arkën e qeverisë. Sipas raportit të Indeksit për Transparencën Buxhetore për vitin 2015, Shqipëria renditet e 72-ta në listën me 102 vende, pas shteteve si Timori Lindor, Afganistani apo Tunizia.

Në krye të listës, në zonën e evidentuar me ngjyrë të gjelbër, gjenden vendet më transparente kur vjen fjala te të dhënat buxhetore: Zelanda e re, Suedija, Afrika e Jugur apo Norvegjia. Shqipëria gjendet në zonën e kuqe të listës, ku renditen vendet me transparencë të kufizuar, ku bëjnë pjesë Mozambiku, Zambia apo Sri Lanka, por edhe një shtet tjetër ballkanik: Maqedonia.

Transparenca
?Qeveria shqiptare i ofron publikut informacion minimal mbi buxhetin?, thekson në raport ?International Budget Partnership?, një OJF me seli në Uashington, që monitoron transparencën e buxheteve shtetërore kudo në botë.

Nga 100 pikët e mundshme të vrojtimit, Shqipëria grumbullon në total vetëm 38 pikë. Në zërin ?pjesëmarrja e publikut?, Shqipëria merr vetëm 15 pikë (nga 100 të mundshmet). Po ashtu, transparenca e buxhetit nga Parlamenti rezulton gjithashtu ?e kufizuar?, dhe merr vetëm 49 nga 100 pikët e mundshme. Ndërkohë që rezulton pozitiv auditimi i buxhetit nga ana e Këshillit të Lartë të Shtetit, ku Shqipëria vlerësohet me 92 pikë.

Category

📺
TV

Recommended