Informaliteti ka mbizotëruar edhe në dyert e bashkisë Shkodër, pak metra larg qendrës kombëtare të regjistrimit të biznesit. Aksioni i grupeve tatimore është ndalur në një prej lokaleve që operonte në hyrjen e pasme të bashkisë, ku u konstatua se ishte i paliçensuar. Pasi ishte paralajmëruar njëherë, sot u sekuestrua nga tatimorët.