• 11 years ago
TIRANE - Në Gjykatën e Lartë ka nisur vlerësimi i masave të arrestit për të prangosurit në flagrancë për ngjarjen e 5 shtatorit në Laç, mes tyre edhe deputeti Armando Prenga.

Seancat gjyqësore për masat e sigurisë zhvillohen me dyer të mbyllura (pa praninë e medias) ndërsa i pari që çeli këtë proces ishte Gjergj Cali, ndaj te cilit Gjykata vendosi te vleresoje te ligjshem arrestin dhe te vendosen masen "arrest me burg". I pyetur nga gazetari Arsen Rusta se si ka ndodhur ngjarja, Cali deklaroi ne dalje te gjykates: Pyesni Saimir Tahirin ç?ka ndodhur?

Pas tij pritet që në Gjykatën e Lartë rreth orës 12:00 të mbërrijë edhe deputeti Prenga, i cili dyshohet se është përfshirë në përleshjen me anëtarët e fisit Cali, sherr ky i nisur kohë më parë për tenderin që i jep vëllait të Prengës të drejtën e peshkimit në Lagunën e Patokut.

Më tej në seancat e tjera do të vendoset masa e sigurisë edhe për të arrestuarit e tjerë Anton Leka, Gazmir Jushi dhe Gjok Cali.

Ora 11:30 Cali: Lajmerova policine para se te ndodhte konflikti prane komisariatit
Shqiptarja.com mëson përmes burimeve dëshminë që Cali ka dhënë para trupës gjykuese. "Më qëlluan brenda në oborrin e policisë", - mësohet të ketë thënë Cali, i cili akuzon drejtpërdrejtë deputetin Prenga si personin që e ka dhunuar.

Gjergj Cali i cili mbeti i plagosur nga përleshja, tha se natën e konfliktit njoftoi policinë në numrin 129 pasi anëtarët e fisit të tij janë ndjerë të kërcënuar nga deputeti i qarkut të Lezhës Armando Prenga, telefonatë kjo e bërë para së të niste përleshja pranë komisariatit të Kurbinit ku u përdor edhe arma.

Category

📺
TV

Recommended