Është përuruar sot Odeoni i Ri i Komunitetit të Bektashinjve. Kjo do të jetë qendra botërore e bektashinjve që përveç funksionit për kryerjen e riteve festive dhe të faljeve për besimtarët do të shërbejë edhe për vizitorët.
Odeoni i ri do jetë jo vetëm qendër pelegrinazhi por sallë konferencash, sallë faljesh, do ketë arkivë, do ketë muze që do shpalosë të gjithë historinë e bektashizmit botëror.
Dede Baba Edmond Brahimaj gjatë fjalës së tij u shpreh se, bektashinjtë besojnë tek Zoti i vetëm pavarësisht gjuhëve të lutjeve. ?Në fe nuk ka dhunë, feja e vërtetë jep dhe shpërndan vetëm dashuri. Falënderoj Edi Ramën që bujarisht ofroi ndihmë ekonomike për përfundimin e ndërtesës?, tha ai.
Ndërsa kryeministri, Edi Rama në fjalën e rastit vlerësoi burinë e kësaj ndërtese. ?Çdo gjë që na rrethon këtu është mishërimi i sensit të masës.Një shije e hollë dhe befasuese?, u shpreh Rama.
Kryeministri tha se qeveria me mbështetjen financiare që i dha ndërtimit të Odeonit përmbushi një detyrim.
Në cermoni nuk mungonte as lideri i opozitës Lulzim Basha si dhe figura të tjera politike të mazhorancës dhe opozitës.

Category
📺
TV