Motrat Kajtaz, Klevisa refuzon sërish familjen, dërgohet në qendër sociale

  • 9 years ago
Ka dështuar seanca e pajtimit mes Klevisa Kajtazit dhe prindërve të saj në Gjykatën e Durrësit. Më herë kjo gjykatë kishte vendosur një urdhër mbrojtjeje prej 21 ditësh për 14-vjeçaren, pasi nuk pranoi të kthehej në shtëpinë e prindërve.

E ndërsa u dërgua në një qendër rezidenciale, sot ishte dhe afati i seancës së pajtimit, por prindërit kanë mbetur të zhgënjyer kur vajza përsëri nuk ka pranuar të kthehej në shtëpi.

Nisur nga këto arsye, gjykata rivendosi një tjetër urdhër mbrojtjeje prej 6 muajsh për të miturën. 14-vjeçarja do të strehohet në një qendër sociale në Tiranë.

Dy motrat Kajtazi, Orialda dhe Klevisa u arratisën më 15 korrik të këtij viti pasi helmuan prindërit, dogjën shtëpinë dhe vodhën kursimet e familjes. Ato u kapën nga policia vetëm një muaj më pas. Ndërkohë motra e madhe, Orialda ndodhet nën masën e sigurisë ?arrest në burg?.

Recommended