Aplikoni online të shmangni radhët në QKR, ja procedura - Ora News - Lajmi i fundit

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministria e Financave apelon biznesin që të bëjë regjistrimin on line në faqen zyrtare të QKR-së në internet dhe të mos qëndrojë në rradhë të gjata. Ndërkohë që NIPT-in dhe esktraktin, subjekti mund ta tërheqë në një moment të dytë. Aplikimi on line do t?iu tregohet tatimorëve gjatë kontrollit dhe biznesi nuk do të penalizohet, pasi aplikimi tregon se ka hyrë në procedurën e regjistrimit
Bizneset mund të regjistrohen on line, pa qenë e nevojshme të qëndrojnë në rradhë të gjata pranë sporteleve të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit.
Është ky apeli që bën Ministria e Financave, teksa shpjegon se mjafton aplikimi on line në siten zyrtar në internet te QKR-së për t?u regjistruar.
www.qkr.gov.al është faqja elektronike ku të gjithë bizneset e paregjistruar duhet të futen dhe të klikojnë linkun e regjistrimit fillestar te personit fizik.
Ky link të tregon më pas procedurën që duhet ndjekur për të plotësuar aplikimin on line.
Pasi subjekti të ketë plotësuar të gjitha kërkesat e aplikimit, ai klikon mbi butonin ?Firmos? dhe pas kësaj, aplikimi është dërguar me sukses pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit.
Nga QKR subjektit i vjen e mail që është regjistruar dhe mund të shkojë pranë sporteleve në një kohë të dytë opër të tërhequr NIPT-in dhe ekstraktin.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/aplikoni-online-te-shmangni-radhet-ne-qkr-ja-procedura/