Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve, Brisida Shehaj, i kanë mjaftuar më pak se 30 minuta për të lënë detyra dhe paralajmëruar inspektorët e Shkodrës.
Gjatë një takimi me dyer të mbyllura të zhvilluar në kryeqendrën e veriut, ku pjesë e tij ishin edhe inspektorë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, të higjenës dhe atij punës, Shehaj la detyra të qarta për mënyrën se si duhet operuar në terren, në luftën e nisur ndaj informalitetit dhe evazionit fiskal.
Burime brenda mbledhjes kanë bërë me dije për ?Ora News? se Shehaj ka kërkuar që grupet e punës të operojnë me aksione të përbashkëta, duke caktuar inspektorët për çdo zonë, të cilët do të dalin në terren nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 20.00 të mbrëmjes.
Në sitë duhet të kalojë çdo biznes dhe përballë shkelësve të ligjit toleranca duhet të jetë zero.
Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve nuk ka hezituar t?u kujtojë inspektorëve që do të mbulojnë zonën e veriut edhe fjalët e kryeministrit Edi Rama, se kush tenton të abuzojë me detyrën do të përballet me burgun.
Shehaj ka kërkuar që lufta ndaj informalitetit të bëhet me transparencë, duke mos neglizhuar asnjë rast si për regjistrimin e biznesit dhe punëtorëve, pajisjen me kasa fiskale e deri tek lëshimi i kuponit tatimor.
?Kush nuk e sheh veten të përgatitur për këtë gjë, të hapë rrugë? ka shtuar Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Brisida Shehaj e cila në fund e ka mbyllur takimin duke theksuar se kërkon rezultate konkrete në këtë aksion mbarëkombëtar.
Në dalje e pyetur nga ?Ora News? lidhur me cfarë u diskutua në këtë takim dhe aksionin e nisur prej 3 ditësh, Shehajt i mjaftoi si përgjigje vetëm një jo.
Tatimorët e Shkodrës sëbashku me inspektorët e Drejtorive të tjera të përfshira në këtë aksion do ta nisin punën të hënën e 7 shtatorit, duke zbarkuar në terren me kontrolle të bizneseve.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/shehaj-ne-shkoder-zero-tolerance-bizneseve-pa-license-burg-tatimoreve-abuzues/

Category

📺
TV
Comments

Recommended