Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Hetimet e deritanishme dhe përgjimet e kryera për bandën italo-shqiptare të trafikut të drogës me avion kanë zbuluar se dy familjeve shqiptare Lamaj e Hametaj, biznesi i trafikut të marijuanës po u ecte aq mirë sa po programonin blerjen e një avioni më të madh e më të fuqishëm për udhëtime më të shpejta e që mund të trasporonte më shumë lëndë narkotike.
Po sa herë ka udhëtuar avioni i Vilson Malaj nga Shqipëria drejt Italisë? Për momentin policia italiane nuk ka dhënë asnjë konfirmim zyrtar mbi këtë fakt, por dhe as nuk ka deklaruar se është hera e parë e një udhëtimi të tillë.
Mbetet konfirmimi se organizata shqiptare e kishte konsoliduar aq mirë strukturën e trafikimit ndërkombëtar të marijuanës aq sa elementët bazë të kësaj ngjarjeje; avioni i lehtë, hangari- garazhd ku mbahej i fshehur, montimi e çmontimi i tij, mjetet e trasportit për trasportimin e marijuanës nga avioni drejt territorit italian, rruga e fluturimit e ndalesat e parashikuara për çdo nevojë teknike, plantacionet e marijaunës në Shqipëri e Itali, aludojnë të mendosh se nuk mund të flasësh vetëm për një fluturim.
Të paktën kështu shkruajnë mediat italiane referuar burimeve në Prokurori dhe Polici.


Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/hetimet-familjet-lamaj-e-hametaj-do-blinin-nje-avion-me-te-madh-per-marijuanen/

Category

📺
TV
Comments

Recommended