Lirimi i hapësirave publike, Në një javë 173 gjoba dhe 23 objekte të shembura në Tiranë

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkia e Tiranës u kërkon qytetarëve të mos zënë hapësirat publike sepse do të gjobiten sipas paketës së masave vendore. Nënkryetarja e bashkisë Brunilda Paskali tha se brenda një javë janë shembur 23 objekte të paligjshme nga inspektoriati i mbrojtjes së territorit ndërsa janë gjobitur 173 subjekte.

Tirane- 23 objekte të paligjshme janë shembur nga Inspektoriati i Mbrotjes së territorit ndërsa 173 subjekte dhe individë janë gjobitut nga policia bashkiake për shkak se aktiviteti i tyre tregtar zinte hapësirat publike. Këto masa administrative janë marrë brenda një jave në njësinë nr 5 të kryeqytetit.

?Zmbrapsuni, sepse ne nuk do të tolerojmë askënd që dëmton hapësirat e përbashkëta! Qytetarët e Tiranës nuk kanë pse të paguajnë dhe të vuajnë pasojat e qytetarëve apo bizneseve që duan të përfitojnë në mënyrë të pandershme, duke pushtuar hapësirat e përbashkëta? tha Paskali

Znj Paskali tha se Aksionet e policisë bashkiake nuk kanë shënuar incidente me tregtarët sepse subjeket kanë qënë të ndërgjeshëm se aktiviteti i tyre shtrihej në hapësira publike që u takojnë qytetarëve.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/ne-nje-jave-173-gjoba-dhe-23-objekte-te-shembura-ne-tirane-pasakli-zmbrapsuni/