Kisha, Shkreli: Histori që nxjerr në pah tensione të ndrydhura që s’kanë lidhje me kishën

  • 9 years ago
Këshilltari i kryeministrit për territorin, Artan Shkreli e ka cilësuar prishjen e Kishës së Shën Thanasit si një histori që nxjerr në pah tensione të ndrydhyra ekzistuese që nuk kanë lidhje me kishën. Në studion e lajmeve të Ora News, Shkreli tha se do të bëhet rehabilitimi i një zonë krejtësisht të degraduar.
Artan Shkreli: Është një histori e cila nuk bën gjë tjetër veçse nxjerr në pah një tension të ndrydhur ekzistues që nuk ka të bëjë me kishën, por ka të bëjë me relacionet mes komuniteteve të ndryshme që ndodhen në zonën e Himarës. Raporti i tyre me kishën, raporti i kishës me shtetin, raporti i shteti me politikën, raporti i pushtetit qëndror me atë vendor dhe raporti mes partive politike. Shpesh herë ashtu sic ndodh në botë, mjafton një subjekt i vogël social apo fizik sic është rasti i kishës për të nxjerrë në pah disa situata dhe tensione të ndrydhura të cilat gjejnë valvula shfryrje për të rikrijaur një ekuilibër tjetër. Në rastin konkret kjo lloj shfryrje e opinionit publik, opinionit politike, opinionit të hsitorianëve tregon se do rivendoet një ekuilipër i ri gjërash, pas kësaj shfryrje e cila vjen për fat të mirë në kaudër të rehabilitim të një zonë krejtësisht të degraduar sikurse ishte zona ku ka qenë kisha, e cila me një mënyrë provinciale u kërkua të rindërtohej pas shkatërrimit që iu bë në vitet 90 kishës origjinale.

Recommended