A1 Report - Gjobë 400.000 € babait, vajza inskenoi rrëmbimin me shokët

  • 9 years ago
TIRANË ?Një adoleshente inskenoi rrëmbimin e saj bashkë me të dashurin dhe një shok tjetër, me qëllim që babai i saj, një biznesmen mobiljesh, t?iu paguante atyre 400 mijë euro. Pas denoncimit të tregtarit, policia zbuloi planin e tre adoleshentëve, duke arrestuar vajzën Nensi Çobo, të dashurin e saj Orion Hoxha, si dhe shokun e tyre Krisi Gjore.

Të enjten në mbrëmje, një nga personat i telefonoi Laver Çobos, duke i kërkuar shumë prej 400 mijë eurosh në këmbim të vajzës së tij të cilën e kishin në dorë. Paratë do të dërgoheshin në një zonë, ku do t?ia caktonin telefonuesit.

Menjëherë pas telefonatës, tregtari Çobo denoncoi në policinë e kryeqytetit se persona të paidentifikuar i kishin rrëmbyer vajzën. Policia kontrolloi trafikun e telefonatave të biznesmenit dhe menjëherë më pas identifikoi telefonuesin dhe më pas gjetën edhe disa numra të tjerë. Më pas policia identifikoi edhe poseduesit dhe kreu ndalimin e tyre. Orion Hoxha, u ndalua nga policia në rrugën Isuf Elezi, në Selitë, ndërsa Krisi Gjore pranë rrugës Myslym Shyri, ndërsa vajza ishte larguar për të marrë paratë.

Sipas policisë natën e të enjtes, duke u gdhirë dita e premte Nensi Çobo qëndroi me të dashurin e saj Orion Hoxhën në një hotel pranë liqenit artificial nga ky dyshohet se edhe kanë kryer rrëmbimin. Sipas policisë pas arrestimit të tre pranuan inskenimin, ndërsa tashmë duhet të përballën në prokurorinë e krimeve të rënda me akuzën e shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie në bashkëpunim.

Recommended