A1 Report - Leli 'shigjeton' Gjikën: Trashëguam një qytet me shumë probleme

  • 9 years ago
VLORË - Kryteari i ri i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, e ka harruar shumë shpejt kartolinën dhe buqetën me lule që ish kryabshkiaku, Shpëtim Gjika, i kishtë lënë në zyrë për ti uruar mirëseardhjen dhe detyrën e re.

Në daljen e dytë publike, Leli nuk ka nguruar të shigjetojë paraardhësin e tij që për 12 vite drejtoi Vlorën, teksa ka pohuar se ka trashëguar një qytet më shumë probleme, kryesisht në infrastrukturë dhe ndërtimet pa kriter.

Këtë qëndrim, Dritan Leli ,e ka mbajtuar gjatë fjalës së tij në mbledhjen me drejtuesit e bashkise

?Ajo që kam zbuluar rastësisht duke u interesuar për hapësirat e këtij qyteti ka qenë një projekt, i cili është miratuar. Për mua nuk ka rëndësi përsoni sepse ka qenë fryma e miratimit për projekte të tilla ku qemeri gurit, jo shumë largë institucionit të bashkisë nga ato vepra të veçanta që bujarët italianë ndërtuan në qytet për kalimin e ujrave për të dhënë një leje ndërtimi është përçudnuar në këtë lloj hapësire. Unë trashëgova një qytet kështu dhe të gjithë bashkë do të jetojmë këtu megjithë gabimet e bëra në të kaluarën?, - tha Leli.

Kryebashkiaku i Vlorës dha garancinë se puna në projektin e Lungomares do të nisë më 15 Shtator.

Leli zhvilloi një takim edhe me drejtuesit e bordit të kullimit ku kryefjalë ishte puna për parandalimin e përmbytjeve.

Recommended