Subashi e nis punën me 3.2 mln dollarë borxh, janë të 9 komunave të Fierit-Ora News

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkia e re e Fierit e ka nisur punën me një borxh prej 3.2 milionë dollar, I trashëguar nga komunat që i janë bashkuar kësaj njësie. Kryebashkiaku Armando Subashi thotë se situata e krijuar do të pengojë investimet kryesisht në shkolla.
?Për fat të keq ka disa njësi vendore të cilat iu bashkuan bashkisë së madhe me borxhe ndaj të tretëve. Duke bërë një shumatore këto borxhe shkojnë deri në 3.2 milionë dollarë? tha Subashi.
Për këtë Subashi bën thirrje komunitetit për të ndihmuar në restaurimin e tyre.
Pavarësisht borxhit kryebashkiaku Subashi siguroi se administrata do të vijojë punën normalisht dhe nuk do të ketë vonesa në paga. Me ndarjen e re administrative, bashkisë së Fierit i janë bashkangjitur ish komunat Portës, Frakull, Levan, Qendër, Seman Topojë, Mbrostar, Libofshë dhe Ndërmenas.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/subashi-e-nis-punen-me-3-2-mln-dollare-borxh-jane-te-9-komunave-te-fierit/

Recommended