A1 Report - Kërkimet për 20-vjeçarin e mbytur në Vjosë, Familjarët s’ka polumbarë

  • 9 years ago
Trupi i pajetë i 20-vjeçarit, Dritan Shametaj, i mbytur pasditen e djeshme në ujërat e lumit Vjosë ende nuk është gjetur.

Familjarët e viktimës pohojnë se në vendngjarje akoma nuk kanë mbërritur polumbarët për të nisur punën për gjetjen dhe nxjerrjen e trupit nga ujërat e lumit Vjosa.

Ata i bëjnë apel instancave përkatëse të marrin masa urgjente për ketë problem.

Mësohet se, Dritan Shametaj, dhe babai i tij ishin nga fshati Buzëmadh dhe kishin shkuar për të kaluar një ditë së bashku por fati duket se nuk ka qenë me ta.

Rrjedha e ujit e fortë e ka marrë me vete të riun trupi i të cilit nuk është gjetur ende.