A1 Report - "Lulëzojnë" parcelat me kanabis “RENEA” i rikthehet Dukagjinit

  • 9 years ago
DUKAGJIN- 450 forca policie me rreth 70 automjete dhe helikoptere kanë mësyrë ditën e sotme zonën malore të Dukagjinit në kuadër të luftës kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni i koduar ?Brashta? është ndjekur nga afër nga drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Haki Cako, dhe zv drejtori Altin Qato.Operacioni është përqëndrëruar në zonën e Shoshit, konkretisht në pyjet e fshatrave Brashtë, Ndreaj, Pylaj, Bob, Vuksanaj dhe Breg Lumi.

Në ndihmë të efektivëve të FNSH-së Shkodrës kanë shkuar edhe homologët e tyre nga Tirana, ndërsa nuk kanë hasur ne rezistencën e kultiuesve të Kanabisit.

Sipas policisë së shtetit deri tani janë asgjesuar 147 parcela me rreth 17.890 bime narkotike Kanabis Sativa. Parcelat variojne nga 40 bime deri ne 200 bimë, ndërsa Bimët variojne nga 60 centimetra e 240 centimetra te larta.

Televizioni A1 Report sjellë pamje të aksionit të sotëm të policisë së shtetit në këtë zonë. Njekohësisht grupet hetimore po vijojnë punën për sekuestrimin e çdo prove materiale në parcela me qellim dokumentimin me prova ligjore per te bere te mundur evidentimin dhe kapjen e autoreve.

Drejtori i policisë Haki Çako ka pohuar se aksioni do të vijojë në të gjithë territorin e Dukagjinit.

Kjo zonë është ndër më problematiket sa i përket kultivimit të lëndëve narkotike, teksa prej kohësh forcat e policisë zbulojnë dhe asgjesojnë parcela me sasi të konsiderueshme të bimes narkotike Kanabis Sativa.

Terreni i thyer dhe malor e vështërson punën e forcave të rendit.Një vit më parë në këtë zonë një helikopter i forcave të policisë u qëllua me armë zjarri tip automatik gjatë kohës që po patrullontë në kuadër të aksioneve antikanabis.

Ky është operacioni i dytë i madh kundër kultivimit të kanabisit që zhvillohet në zonën e Dukagjinit. Në operacioni që nisi në të njëjtën periudhë një vit më parë u qëllua ndaj helikopterit të ushtrisë të cilin policia e kishte marrë nën përdorim.

Mbi 100.000 rrënjë kanabis u asgjësuan vitin e kaluar gjatë operacionit që zgjati për disa ditë në zonën veriore të Shqipërisë, e cila është konsideruar në 2014-ën si zona e dytë pas Lazaratit për kultivimin e kanabisit.

Recommended