A1 Report - Vlorë, përcillet për në banesën e fundit Artisti i Popullit Albert Verria

  • 9 years ago
VLORË - Familjarë, të afërm, kolegë, e miq kanë kryer homazhe në teatrin ?Petro Marko? të Vlorës për aktorin e mirënjohur Albert Vërria, i cili ndërroi jetë një ditë më parë në moshën 79-vjeçare.

Aktori që prej vitit 1979 mban titullin ?Artist i Popullit? i përjetësuar nga dhjetëra role në filma dhe në teatër ndërroi jetë pas një sëmundje të rende nga e cila vuante prej vitesh.

Homazheve në nder të aktorit të njohur i janë bashkuar me dhjetëra qytetare nga Vlora dhe më gjerë si edhe personazhe te jetës politike akademike dhe kulturore si dhe kolegë të tij.

Më pas trupi i pajete është përcjellë në banesën e fundit në varrezat e Babicës.

Të gjithë e njohin si "aktori vlonjat", por ai ka lindur në Fier më 3 shtator 1936, në familjen e madhe tregtare Verria. Në Fier mbaroi shkollën fillore dhe të mesme dhe rrugës së artit i hyri që në vogëli.

Në 1959, kur u hap për herë të parë në Tiranë shkolla për aktorë, ?Aleksandër Moisiu?, Albert Verria fitoi studimet dhe u diplomua me grupin e parë të saj. U emërua aktor në Teatrin e Vlorës. Këshilli i Bashkisë Vlorë e ka nderuar me titullin Qytetar Nderi aktorin e mirënjohur.

Ora 14:00 Rama: Lamtumirë Kapedan
"Lamtumirë Kapedan"- ka shkruar kryeministri Rama në rrjetin social "Facebook" për ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur Albert Verria.


Ora 13:50 Nishani: Trishtim për ndarjen nga jeta të aktorit Verria
Presidenti Nishani ka shprehur nguushëllime prë familjarët e aktorit Verriaj.

?Të dashur familjarë të aktorit të nderuar, Albert Vërria!

Kam ndier një trishtim të thellë kur mora vesh për ndarjen nga jeta të të dashurit tuaj, Albert Vërria.

Ky lajm më ka prekur pamasë dhe është një humbje e madhe për kulturën shqiptare në përgjithësi, kinematografinë në veçanti si dhe për gjithë shoqërinë shqiptare.

Albert Vërria, ky mjeshtër i dramës ka ardhur pranë artdashësve të kinematografisë dhe teatrit me humor, me një mjeshtëri të veçantë artistike duke ditur të përcjellë tek të gjithë emocione të rralla, shpesh përmes realizimit të situatave komike nëpërmjet një interpretimi dramatik.

Artistin e Popullit, Albert Vërrinë do ta kujtojmë gjithmonë për interpretimin e përsosur të rolit të Xha Sulos tek filmi ?Kapedani?, por të pashlyera do të mbeten në kujtesën e artdashësve shqiptarë qindra role dhe personazhe që ai me mjeshtëri diti të luante në skenën e teatrit dhe kinematografisë shqiptare. Ai ia doli mbanë me mençuri dhe profesionalizëm të lërë shenjën e tij në mbi 100 filma ku të pashlyera do të mbeten emocionet që na ka përcjellë, pa harruar dhe role të arrira në teatër.

Albert Vërrinë do ta kujtojmë gjithmonë buzagaz jo vetëm për mjeshtërinë mbresëlënëse në interpretimin e roleve të tij, por dhe për gojëtarinë e tij të rrallë dhe trashëgiminë që na ka lënë, për kulturën e qytetarisë dhe të urtësisë që e karakterizonte si njeri.

Duke ndarë me ju në këto çaste të rënda dhimbjen time më të thellë për ikjen e këtij artisti, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për të afërmin tuaj, i cili...

Recommended