Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
FIER - Gjithkush mundohet që ditën e dasmës ta kalojë në mënyrë sa më perfekte, për shkak se është ndër ngjarjet më të rëndësishme që mbahet mend në jetën e njeriut. Një familje fierake ka zgjedhur një detaj të pazakontë për ta bërë të paharruar këtë ditë. Në vend të makinave luksoze, vargu që ka shoqëruar nusen ishte me kamionë.

Parakalimi i mbi 7 kamionëve të zbukuruar ka mahnitur qindra qytetarë të Fierit të cilët e kanë shoqëruar lëvizjen e tyre në bulevard me duartrokitje. Por kishte edhe nga ata që janë shqetësuar nga zhurma shurdhuese e borive të kamionëve.

Shoqërimi me kamione i udhetimit te çiftin e ri të bashkëshortëve nga shtepia e nuses per tek e dhendrrit eshte nje risi ne dasmat shqiptare. Kamionët shoqëroheshin edhe nga policia për të mos bllokuar qarkullimin.

Category

📺
TV
Comments

Recommended