A1 Report - Thellohet rënia e të ardhurave në korrik Rishikim i dytë i buxhetit?!

  • 9 years ago
TIRANE- Mosrealizmi i të ardhurave buxhetore është thelluar dhe më tej në muajin korrik, duke qenë se në arkën e shtetit janë derdhur rreth 25 milionë dollarë (2.5 miliardë) më pak nga planifikimi fillestar. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, arkëtimet në 7 muajt e parë të vitit rezultojnë në total 11.2 miliardë lekë më pak se plani, rënie e ndjeshme krahasuar jo vetëm me planin e fillimvitit, por edhe me buxhetin e rishikuar.

Një trend rënës i cili mund ta detyrojë qeverinë të rishikojë përsëri buxhetin në muajt në vazhdim, duke qenë se niveli i mosrealizimit mund të jetë më i madh nga çka parashikoi në rishikimin e buxhetit pak ditë më parë.