Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
TIRANË - Partia Demokratike ka reaguar mesditen e sotme në lidhjen me rastin e 41-vjeçares nga Burreli e cila kërcënonte me vetëflijim për shkak se sipas saj e kishin larguar nga puna për bindje politike.

?Drama e 41 vjeçares Nexhmije Bushi, nënës dhe bashkëshortes nga Burreli, që tentoi vetëvrasjen pas largimit nga puna, është pjesë e tragjedisë që po shkakton prej dy vitesh qeveria me spastrimet e pamotivuara, për të hapur vende pune për militantët e saj.?-deklaroi zëdhënësja e PD, Orjela Nebija.

Më tej Nebija i ka kërkuar Prokurorisë që të hetojë rastin e largimit nga puna të 41-vjeçares duke theksuar se Partia Demokratike dënon flakjen në rrugë të profesionistëve për të trafikuar më pas vendin e punës.

Category

📺
TV
Comments

Recommended