Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
TIRANË ? Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në kryeqytet, 14-vjeçari i cili 5 ditë më parë u përfshi në një aksident të rëndë rrugor në aksin Milot-Rrëshen.

Elvis Bytyçi u nda nga jeta pasditen e së premtes ndërsa nga momenti kur u aksidentua ai ndodhej në koma si pasojë e dëmtimeve të mëdha që kishte marrë në kokë.

14-vjeçari nga Kosova u përfshi më 27 korrik në një aksident në Rrugën e Kombit. Dy makina u përplasën me njëra-tjetrën duke lënë 10 persona të plagosur.

Gjendjen e vështirë shëndetësore të Elvis Bytyçit e paralajmëroi në një intervistë për A1 Report edhe shefi i shërbimit të anestezi-reanimacionit në Spitalin e Traumës Tefik Zhurda i cili tha se shpresat për të mbijetuar ishin të paktë.

Category

📺
TV
Comments

Recommended