A1 Report - Nis plotësimi i formularit A2 për maturantët,Kanini:Janë informuar

  • 9 years ago
TIRANË - Maturantët kanë nisur sot aplikimin për formularin A2 i cili i hap edhe rrugën drejt maturës shtetërore. Të parët që nisin plotësimin e formularit janë maturantët e kryeqytetit.

Drejtoresha e shkollës ?Sami Frashëri? në Tiranë, Rajmonda Kanini sqaron në një intervistë për A1Report se interesi i maturantëve për të aplikuar ka qenë tepër i lartë që në orët e para të mëngjesit.

?Në shkollën tonë sot ka patur fluks nxënësish që në orët e para të mëngjesit më tepër për informim apo një konfirmim të atij informacioni që ata dinin. Pjesa e nxënësve që kishin aplikuar ishin të kënaqur ishin loguar lehtësisht në portalin e AKP për formularin a2 dhe kishin mundur të kryenin me sukses aplikimin e tyre ndërsa një pjesë tjetër akoma ishin në hezitimin për ta bërë në pritshmërinë duke pyetur dhe një herë pranë shkollës si janë procedurat si të veprojmë.?- tha Kanini.

Po ashtu sipas drejtoreshës Kanini maturantët ndonëse janë të lirë që ta plotësojnë ata shkojnë në shkollë për tu konsultuar me mësuesit si dhe për tu siguruar se aplikimi ka qenë i rregullt.

?Edhe pse ne nuk jemi të duhurit se cila është dega që ato duhet të zgjedhin të parët i japim gjithë informacionin që ato të bëjnë zgjedhjen e kujdesshme.?- u shpreh Kanini.

Po ashtu sipas Kaninit edhe këtë vit trend ii maturantëve në zgjedhjen e degëve të studimit mbetet ai i vitit të shkuar i orientuar drejt shkencave ekzakte.

?Dhe pjesa më e madhe e nxënësve të shkëlqyer ekselentë shkojnë pikërisht në fushën e shkencave mjekësore në shkencat e natyrës por kryesisht në matematikë informatike dhe kombinimin e të gjitha lëndëve të matematikës me ekonominë dhe informatikën që janë kombinimet më të preferuara vitet e fundit.?- tha Kanini.

Për një javë maturantët në të gjithë vendin do të kenë mundësi të aplikojnë për në universitet duke plotësuar formularin A2 në bazë të rregullores së maturës shtetërore.