A1 Report - “Lufta” në lokalin te "Don Bosko" në burg burri me mbiemrin e gruas

  • 9 years ago
TIRANË - Gjykata e Tiranës ka liruar dy nga tre të arrestuarit për shkëmbimin e zjarrit mes dy grupeve në një lokal në lagjen ?Don Bosko? tre ditë më parë në Tiranë, ku për pasojë mbeti e plagosur rastësisht një nënë e re 29-vjeçare që pinte kafe me bashkëshortin dhe foshnjën e tyre.

I vetmi person që do të qëndrojë pas hekurave të paktën deri në përfundim të hetimeve për këtë ngjarje është Kreshnik Budlla i cili sipas policisë rezulton të ketë qenë objektivi i të shtënave me armë mëngjesin e të premtes.

Ndërkohë për dy të ndaluarit e tjerë Rinald Budllën, kunatin e Kreshnik Budllës pasi ky i fundit ka marrë mbiemrin e bashkëshortes dhe Alfred Levanin, shokun e tyre, gjykata ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitje.

Dy personat e tjerë të cilët shkëmbyen zjarr në lokal janë të paarrestuar dhe ende nuk dihet nëse policia i ka identifikuar apo jo. Dy të rinjtë të cilët u larguan me shpejtësi në rrugicat e lagjes menjëherë pas të shtënave, nuk duken në pamjet filmike që policia sekuestroi nga kamerat e sigurisë.

Shkak për këtë konflikt dyshohet se janë pazaret e drogës midis palëve dhe pse personat e ndaluar për të cilët gjykata caktoi masat e sigurisë janë shprehur se dy atentatorët nuk i njohin paçka se më parë ata kanë debatuar mes njëri-tjetrit në lokal duke përfunduar me shkëmbimin e plot 12 të shtënave pistolete.

Recommended