A1 Report - Italia kthen Elezin, flet për A1 Report: S'jam ushtar i ISIS

  • 9 years ago
Një muaj pas ekstradimit të tij drejt Italisë për llogari të një hetimi mbi celulat terroriste të lidhura me ISIS, deportohet në Shqipëri Alban Elezi, 38-vjecari nga Kavaja i cili njëherazi është dhe hoxha i xhamisë së fshatit Rrakull në Kavajë.

Për herë të parë pas kthimit nga Italia, Elezi ka bërë rrëfimin e tij në A1Report për kohën e qëndrimit në Itali nq pritje tq vendimit dhe kthimit pranq familjarëve. Ai nuk ka pranuar të dalë para kamerave pasi thotë se feja islame nuk e lejon këtë gjë. Rrëfimin ai e ka bërë për gazetarin Artur Korriku, teksa shprehet se me vendimin e Gjykatës së Breshias në Itali u vendos drejtësia.

?Gjykata e Breshias rrëzoi akuzat për pjesëmarrje në një grup kriminal në Itali i cili rekrutonte luftëtarë për ISI. Këto akuza rezultuan të pabaza. Pas lirimit autoritetet italiane më nisën drejt Rinasi, por ndaj meje u vendos heqja e të drejtës së lëvizjes drejt Italisë për 5 vite. Kjo ndodhi, pasi kur unë u ekstradova nga Shqipëria, nuk kisha dokumentet e nevojshme me vete dhe kjo sipas ligjit italian më dënon me 5 vjet nga e drejta e lëvizjes për në Itali. Kjo nuk më shqetëson, se unë nuk do të shkoj më në Itali, por vetëm se më kanë penguar të takohem me vëllezërit që jetojnë atje?, tha Elezi.

Alban Elezi u prangos në muajin mars për llogari të drejtësisë italiane e cila po hetonte një celulë ku dyshohej se bënte pjesë 38-vjeçari dhe nipi i tij Elvis Elezi i cili jeton në Itali.

Fillimisht në gjykatë u lirua Elvis Elezi e më pas dhe xhaxhai i tij Alban Elezi, i cili ka rrëfyer se dhe gjatë qëndrimit në burg në Itali ai ka mbajtur agjërim pasi kjo periudhë ka përkuar dhe me muajin e ramazanit.

?Në Itali gjatë kohës që vijonte procesi i gjyqit, kam mbajtur ramzan ashtu si e kërkon feja islame. Edhe tani po vijoj ta mbaj dhe kryej të gjitha ritet e fesë në xhaminë e fshatit. Do ti rikthehem aktiviteteve dhe jetës së mëparshme, pasi kam 5 anëtarë të familjes për të mbajtur?, rrëfen Elezi për A1 Report.

Alban Elezi është rikthyer një ditë më parë në atdhe, ku pas kalimit të pikës kufitare të Rinasit ai është paraqitur dhe në komisariatin e Kavajës për shkak të procedurave të deportimit.

Vënia në pranga e Elezit nuk është rasti i parë ku policia bën arrestime për llogari të drejtësisë italiane, ku pak ditë më parë në pranga u vendos dhe Baki Çoku nga Lushnja i cili po ashtu pritet të ekstradohet për një hetim në lidhje me celulën terroriste të ISIS në Itali, celulë kjo e drejtuar nga ?Fatima?, e dashura shqiptare e nipit të Çokut, Aldo Kobuzi.

Recommended