Tirane- Qeveria kërkon ndihmën e ndërkombëtarëve për strategjinë e luftës kundër drogës. Ndërsa paralajmëron se së shpejti nis misioni i fotografimit të zonave me parcelat e kanabisit, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri thekson se për në fshatin e famshëm në gjithë Europën do të ofrohen alternative zhvillimi dhe jo armë policore që nga harta të hiqet shenja 3 fletëshe e kanabis Sativa.
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri por edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi zhvilluan një takim me ambasadorët e BE-së për të prezantuar strategjinë për luftën kundër trafikut të drogës.
Strategjinë e qeverisë, ministri e ndau me gazetarët pasi një takimi prej më shumë se 90 minutash të zhvilluar sot paradite me ambasadorët e BE në Tiranë të cilëve u ka thënë se droga shqiptare kërkon zgjidhje kontinentale.
Duke shigjetuar qeverinë paraardhëse Tahiri tha se qeveria e re ka vullnet ta luftojë fenomenin ndryshe nga çfarë është bërë më parë. Ndër diplomatët që dëgjuan strategjinë e hartua nga qeveria i vetmi që bëri komente ishte italiani Massimo Gaiani duke qënë edhe përfaqësues i vendit më të frekuentuar nga droga shqiptare.
Pas përfshirjes në raportin e BE të ceshtjes së drogës tashmë qeveria duket se ka një strategji të cilët e ka ndarë me vendet e BE dhe që do të jetë object diskutimi në vijim deri në momentin kur do të hidhet hapi final për t'i dhënë goditjen e fundit fenomenit që shqetëson më së shumti fqinjët së pari e më pas gjithë Europën.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/
Comments