TIRANE -- Televizioni A1 REPORT disponon 5 shkresa përmes së cilave, kryetarja e Shoqatës së të Larguarve nga Puna, Nertila Qafzezi, ka marrë 5 paralajmërime dhe masa disiplinore për largim nga puna, në kohën e Partisë Demokratike.
Qafzezi, e cila kryeson grevën e urisë s ëish-nëpunësve të ngujuar në çadrat përbri Kryeministrisë, ka marrë vërejtje për sjellje të parregullt në punë ndaj eprorëve.
PARALAJMERIMET: Paralajmërimi në 2012: Vërejtje për sjellje të parregullt në punë Paralajmërimi në 2012: Vërejtje për sjellje të parregullt me eprorët Paralajmërimi i 2012, me firmë të drejtorit Arjan Kokona Paralajmërimi në 07.10.2013: Vërejtje për shkelje të etikës Paraljamërimi në 14.11.2013: Vërejtje për shkelje të etikës