Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 10 years ago
Në Haraçinë edhe solemnisht u hap poliklinika e parë private që ishte nevojë e kamotshme e banorëve të kësaj komune. Aty do të kryhen shërbime të shumta shëndetësore duke filluar nga kontrollet e përgjithshme për të rritur dhe foshnja deri analizat laboratorike. Poliklinika ka arritur edhe marrëveshje me Fondin shëndetësor që nënkupton se shërbimet mjekësore për të siguruarit janë falas.

"Këtu kryhen të gjitha shërbimet që mbulohen nga Fondi si kontroll i pacientëve, analizat laboratorike, kemi EKG, inhalator, çdo lloj terapie që nënkupton pranim të injeksioneve dhe infuzioneve. Ajo që e dallon nga shtëpitë tjera të shëndetit këtu në rrethinë është spitali ditor ku pacientët që kanë nevojë mund të mbahen edhe më gjatë derisa të marirn terapinë e nevojshme. Kontrolljmë edhe me foshnja të sapolindura prindërit mund të sjellin fëmijën e tyre këtu për shkak se disponojmë me kushte ideale për kontroll të foshnjave", tha Irena Velkoviç, mjeke e përgjithshme.

Arafat Saliu pronar i poliklinikës thotë se të ardhurat për realizimin e këtij projekti janë siguruar nga puna 15 vjeçare në Zvicër.

"Unë jetoj në Zvicër atje edhe punoj, investimi është krejt prej atje, këtu nuk kemi të ardhura. Kjo është krejt që kemi punuar deri tash që 15 vite në Zvicër, atë fitim e kemi përdor këtu në vendlindje. Banorët janë të kënaqur me punën tonë, ka shumë interesim", tha Arafat Saliu, pronar i poliklinikës.

"Unë e përshëndes këtë investim dhe e shoh se shërbimet mjekësore që janë këtu janë shërbime me standarde evropiane..Shpresojmë të vazhdojmë në këtë drejtim, jo vetëm ta hapim poliklinika por të hapim edhe institucione tjera që janë në shërbim të qytetarëve", u shpreh Brahim Ajvazi, kryetar i Haraçinës.

Ditëve të punës poliklinika do të jetë e hapur prej orës 7 e 30 deri në orën 19 e 30, ndërsa të shtunën prej orës 8 deri në orën 12. Së shpejti në këtë poliklinikë do të fillojë me punë edhe mjeku gjinekolog. Melihate Rustemi

Category

📺
TV

Recommended