Pas vendimit për të bojkotuar punimet e Kuvendit, PRSD-ja e Tito Petkovskit propozoi sot që opozita të formojë Kuvend dhe Institucione paralele që do të funksionojnë nën hije. Petkovski propozoi që pas çdo seance parlamentare, kuvendi paralel i opozitës të mbajë seancë dhe të japë qëndrimin për pikat më të rëndësishme. PRSD-ja madje propozon edhe formimin e institucioneve tjera si këshill financiar, forum të gjykatësve të pavarur, komision anti-korrupsion, agjenci e sigurimit, të cilat do të kenë për qëllim ndjekjen e zhvillimeve në këto sfera. Petkovski tha se këto Institucione paralele duhet të kërkojnë ndihmë nga ndërkombëtarët për realizimin e regjistrimit të popullsisë.
'OKB-ja nuk guxon të tolerojë vend i cili mbi 10 vjet nuk ka organizuar regjistrim të popullsisë. Ju e dini se vende të vetme në botë, anëtare të KB që nuk kanë realizuar regjistrim janë Maqedonia dhe Somalia. Madje ne propozojmë që regjistrimi të mbahet në korrik dhe gusht siç kërkojnë BDI e PDSH, çfarë pengon këtu? Nëse ka vullnet të mirë ajo do të bëhet. Unë vërtetoj se regjistrimin e ka ndërprerë VMRO e jo BDI kur panë se 5000 banor ka më pak ne Vinic se në regjistrimin e fundit dhe menjëherë alarmuan dhe procesi u ndërpre. E tash nga ku aq shumë votues', deklaroi Tito Petkovski -- PRSD.
Petkovski vlerëson se në Maqedoni nuk ka më shumë se 1.900.000 banorë dhe pyetet se si është e mundur të ketë mbi 1.700.000 votues. Për të gjitha këto kërkesa opozita e bashkuar pritet të siguroj edhe mbështetje diplomatike dhe e gjithë kjo të rezultojë me zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare nën organizim të qeveris teknike. Gjyltene Rexhallari