Tirane- Seanca e sotme ka vazhduar sërish me akuza e kundërakuza dhe debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës pas kërkesës që Partia Demokratike bëri për një komision të ri hetimor për trafikun e drogës.
Ish kryeministri Berisha foli për një takim mes Nishanit dhe një personi të cilin sipas tij, një i afërm i Ramës, i cili ishte dhe zëdhënësi i mafies shqiptaro-italiane.
Takimi ka të bëjë me zarf të cilin sipas Berisha ia ka dhënë presidentit për të mbyllur disa çështje.
Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama e ka quajtur opozitën "tap-topi" sepse nuk i ka dalë ende pija e pushtetit të humbur. Sipas Ramës në prillin e këtij viti janë arrestuar 30% më shumë trafikantë se prillin e vitit të kaluar dhe kjo gjë nuk ka pse ju shqetëson.