Tirane- Kryeministri Rama deklaroi sot se gjetjet e Cencusit 2011 flasin qartë për dështim spektakolar të modelit ekonomik të zbatuar deri tani, që çoi në një eksod të dytë të shqiptarëve pas atij të 1990, por dhe për ndërmarrjen urgjente të dy reformave: atë territoriale dhe të urbanizimit.
Gjatë fjalës së mbajtur sot në konferencën për analizim të dhënave të Censusit kryeministri Edi Rama u shpreh se të dhënat statistikore janë sytë për qëndrueshmërinë e një shteti në mënyrë që të mos përsëritet skenari grek.Sipas Ramës abuzimi me statistikat vitet e fundit ka fshehur se gjatë periudhës 2001-2011 janë larguar nga Shqipëria gjysëm milioni shqiptar.
Comments