Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka gjobitur sot me 50.000 Lekë 17 zyrtarë të cilët nuk kanë dorëzuar deklaratën e interesave private.
Pas përfundimit të procesit të administrimit të deklaratave të interesave private, pas regjistrimit të tyre, si dhe pas verifikimeve në institucionet përkatëse ku zyrtarët ushtrojnë funksionet e tyre, u konstatuan 17 të tillë të cilët nuk kanë dorëzuar deklaratën "Para Fillimit në Detyrë" dhe "Periodike/Vjetore" për vitin 2014.
Më 2 maj ILDKPKI ka publikuar një listë me 304 ish-zyrtarë të cilët pas largimit nga funksioni nuk kanë bërë deklarimin e pasurisë në përputhje me ligjin. ILDKPKI. Përmes njoftimit zyrtar të 2 majit është publikuar dhe lista e plotë me 304 ish-zyrtarë ku theksohet se nëse nuk deklarohet pasuria deri më 10 Maj do të ketë sanksione dhe gjoba.
Lista e zyrtarëve të gjobitur 01- Gjergji Bakallbashi, drejtor në Bashkinë Tiranë 02- Fatmir Neza, drejtor varësie në Bashkinë Tiranë 03- Dode Mehmetaj, drejtor rajonal sh.k.punësimit 04- Albert Kasi, drejtor ministria e kulturës 05- Leonard Kastrati , ndihmës i presidentit 06- Artan Murati, drejtor i spitalit rajonal Dibër 07- Armando Mamani, drejtor spitali në Gjirokastër 08- Remzi Haxhiu, drejtor spitali Vlorë 09- Etjen Xhafaj, drejtor kabineti në Min.Ekonomisë 10- Jolanda Vasili, doganier 11- Roni Shqopa, drejtor i shtëpisë së pushimit në Min.Brendshme 12- Silvana Maksuti kryeinspektore për ISHP në Durrës 13- Ylli Kupi, kryetar i Komunës Petrelë Qarku Tiranë 14- Xhevahir Bilja, kryetar i Komunës Cudhi Qarku Tiranë 15- Hakik Gjokola kryetar komune komuna Lurë Qarku Dibër 16- Arben Ndoi doganier për kontrollin dokumentar 17- Ermal Topalli, drejtor në Min.Transportit dhe Infrastrukturës