A1 Report - Rama: Drejtesia s'do ndalet para imunitetit, reforma kete mandat
  • 9 years ago
TIRANE -- Kryeministri i vendit Edi Rama paralajmëron drejtësi të "rreptë" ndaj personave me imunitet brenda viteve të mandatit të parë të qeverisë. Nga mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryesocialisti Rama tha se "dora e drejtësisë" nuk do të ndalet para politikanëve dhe përballë gjyqtarëve të korruptuar.

"Vitet e këtij mandati të parë të qeverisë Rama do të vendosin një standard të ri të drejtësisë. Duhet ta çelim kantierin e ri për të cilin jemi përgatitur, reformën në drejtësi. Shqipëria e të gjithëve që akuzojnë dhe askush që dënohet, s'është Shqipëria që meritojmë dhe që presin partnerët. Ndëshkimi i të pandëshkueshmes është standardi europian që na mungon sot prej shumë vitesh, por s'mund të na mungojë edhe për vite të tjera pa kufi. Vitet e këtij mandati të parë janë për ta vendosur njëherë e mirë këtë standard që dora e drejtësisë të mos ndalet pas atyre të veshur me kostumin e politikës dhe përballë të korruptuarisht të veshur me petkun e drejtësisë", -u shpre kreu i qeverisë.

Në fjalën e tij pas mbledhjes me grupin parlamentar, Rama theksoi se qeveria që ai drejton po arrin të rikthejë besimin jo vetëm tek qytetarët po edhe tek familja e BE. Ai shtoi se falë masave të marra vendi po del nga keqeverisja dhe sheh me optimizëm në rrugën drejt integrimit. Rama tha se ka marrë ftesë nga kryeministri holandez për një vizitë të afërt të Shqipërisë atje, një takim që më parë sipas tij, dukej i pamundur.

"Tanimë qeverisja jonë e ndjekur nga afër përmes vëzhgimit të Komisioni Europian është kthyer në argumentin më të fortë për statusin pro Shqipërisë. Zhvillimet në Ukrainë kanë shërbyer si rol mësimdhënës për Bashkimin Europian në raport me politikën e zgjerimit. Orë të mira për Shqipërinë në përpjekjen integruese, Europa po e merr me sy të mirë Shqipërinë", tha Rama.

Rama i etiketoi gënjeshtra akuzat e opozitës.

"Shqiptarë në opozitë me qeverinë, pushtetarë janë lëshuar me të gjitha energjitë për të provuar të kundërtën se mbas shtatorit Shqipërisë i filluan problemet me krimin, me adminsitratën, me tritolin e drogën, valë akuzash të përbindshme kundër qeverisë. Shpërndarjnë frymën keqdashëse mes shqitparët që s'ndihmojnë asgjë në rrugën drejt vendimarrjes së qershorit. Ska mundësi ta besojë askush, se kapja e kaq shumëfish sasie droge më shumë se sa kur qeversinin ata, tregoi se vendi po zhytet në habisin e drogës, se beson askush. Është marrëzi histerike", tha Rama.
Recommended