Uji i pijshëm në Lezhë është i ndotur, DSHP: Rrjeti i amortizuar dhe mungon klorifikimi

  • 9 years ago
Pavarësisht deklaratave kontradiktore të institucioneve shtetërore në Lezhe,uji i pijshëm në këtë qytet është i ndotur.Kjo është faktuar nga grupi i task forcës i cili ka kryer monitorim të situatës në terren ku specialistet janë përballur me një sërë problemesh.Drejtori i shërbimeve publike në bashkinë e Lezhës Nikolin Prendi, bëri të ditur se klorifikimi i ujit nuk kryhet në burim, ndërsa tek depozitat nuk proçedohet sipas parametrave.Ai ka shtuar se edhe rrjeti është i amortizuar duke shkaktuar ndotjen e ujit.
Task forca për monitorimin e ujit u ngrit pas, analizave të kryera nga Insituti i Higjenës, i cili deklaroi se uji i pijshëm në qytetin e Lezhës është i ndotur.Ndonëse situata alarmante është pranuar nga Bashkia e Lezhës dhe ndëmarrja e ujësjellësit,asnjë masë nuk është marrë për të përmirësuar gjendjen.Në këto kushte e vetmja zgjidhje për qytetarët lezhjanë është që ta ziejnë ujin e pijshëm para se ta konsumojnë, ose ta blejnë atë.

Recommended