A1 Report - Rama: Sali, une e ti ne Prokurori Iki nese vertetohet 1 akuze e vetme
  • 9 years ago
TIRANE -- Përballë "lumit" të akuzave të opozitës për implikim në trafikun e drogës, Kryeministri Edi Rama për herë të parë, nga salla e parlamentit është vetëofruar për të dalë përpara prokurorëve që po hetojnë çështjen e avionit të bllokuar në Divjakë që dyshohet se do trafikonte drogë. Por bashkë me të, kreu i qeverisë i është drejtuar ish-kryeministrit Berisha, kreut të PD Basha dhe të gjithë deputetëve të përfshirë në këtë çështje, të cilën ai e cilësoi një "shfaqje", të shkojnë një e nga një përpara organit të akuzës.

Rama deklaroi publikisht se nëse qoftë edhe një akuzë e vetme që e lidh atë me trafikun do të vërtetohej, atëherë ai do të dorëhiqej dhe do t'i nënshtrohej cdo ndëshkimi ligjor. Në të kundër, kreu i qeverisë jep një sugjerim: Ish-kryeministri Berisha dhe ish-kryeparlamentarja Topalli, të ndërmarrin një ditë aksion vullnetar për dezinsektimin e Plazhit të Divjakës nga mushkonjat.

"Prokuroria është ende në hijen e frikës, Gjykatat po e po. Presidentin do e kishit me vete. Ta mbyllim debatin dhe të biem dakord që unë, Saliu, ndihmësi i SHQUP-it dhe "gridëria" juaj, të shkojmë një e nga një përpara prokurorëve të çështjes, unë i pari, Saliu i dyti dhe të gjithë të angazhuarit në këtë shfaqje të shkojmë një e nga një. Dhe nëse ju do të provoni, jo të gjitha, por qoftë edhe vetëm një nga gjithë akuzat tuaja të gjithë këtyre ditëve, nuk do të jap vetëm dorëheqjen, por do të zhdukem gjithmonë nga ky mikrofon dhe do t'i nënshtrohem çdo ndëshkimi. Por në rast të kundërt, nëse asnjë nga ajo që ju keni ngritur në këtë valë lumi akuzash për lidhjet e mia me drogën, atëherë unë ju kërkoj të bini dakord që Saliu dhe Jozefina të bashkohen si vullnetar dhe të nënshtrohen një ditë për të pastruar Divjalën nga mushkonjat", tha Rama.

(Ndërhyn Meta): Dezinfesktimi është një proces i pashmangshëm.

DEBATET MES KRYEMINISTRIT RAMA DHE DEPUTETIT BERISHA
Berisha: Më të fundërrosur se kurrë, Edi Ramën, baronin kryesor të drogës, në Shqipëri dhe Evropë, i cili me shpejtësi shndërroi Shqipërinë në vendin e narktrafikut. Edi Rama, i cili u serviri shqiptarëve aeroplanin e narkotrafikut, pamë Edi Ramën se si rriti mushkonjat në aeroplan dhe se si ju thyen rrotat. Kthehuni pak tek banda e rrugës së Kavajës, vazhdoni me bandën e Dritan Dajtit, që të njëjtin gjë bënin, e pudrosnin me drogë. Pra, ti kërkon dhe zotohesh se do hetohesh, por qytetarët do të rrëzojnë qeverinë tënde, dhe ti i ke bërë vendit dëmin më të madh në narkotrafiqe. Ti je shndërruar në rrezik për çdo qytetar të këtij vendi, ndaj lëvizja sot filloi dhe do të mbushë misionin e saj. Është mirë të kuptosh se je i vetmi kryetar ekzekutivi në Evropë që shndërrove vendin tënd në Kolumbi. Fjalimet e tua ngjasojnë me fjalimin e lamtumirës së Enver Hoxhës. Kanë një frymëzim të njëjtë.

Rama: Mbase për shkak të moshës, nuk e kujtoj që Enveri të ketë bërë fjalim lamtumire se ti do kishe vdekur në vend nga infarkti. Unë nuk t'u drejtova që të hetohem. Unë të them nëse je burrë çohu dhe thuaju pr...
Recommended