Ja çfarë ndodhi më 10 maj, minutë pas minute
  • 9 years ago
Ja çfarë ndodhi
8 maj 2014 Ora 10:16- Avioni i GRMP ulet në aeroport. Ishte nisur nga Korfuzi me destinacion Tiranën, qëllimi i fluturimit turistik
10 maj 2014
Ora 13:26- Avioni i GRMP tip PA 32 niset nga aeroporti "Nënë Tereza" me destinacion Pescara në Itali.
Ora 13:50- Avioni në kuotën e 757 metër lartësi vazhdon fluturimin normal drejt pikës Gokël. Në pikën Ditan avioni kthehet majtas, pa kërkuar leje. Kontrollori i pikës ajrore pyet pilotin për arsyen e kthesës. Piloti kërkon fluturim turistik mbi bregdet. Pas verifikimeve trafiku ajror pranon kërkesën e pilotit.
Ora 13:52- Avioni zbret pa leje në kuotën e 212 metër lartësi, kontrollori i trafikut ajror e kujton pilotin për lartësinë e ulët dhe impaktin me terrenin.
Ora 13:52- Avioni zbret pa leje në kuotën e 212 metër lartësi, kontrollori i trafikut ajror e kujton pilotin për lartësinë e ulët dhe impaktin me terrenin.
Ora 13:56- Avioni ngrihet në lartësinë 364 metra, por njëkohësisht humbet nga monitorimi i radarit. Avioni vazhdon të qëndrojë në frekuencë në radio.
Ora 13:59- Avioni humbet kominikimin në radio, kontrollori i trafikut fillon ndjekin e procedurës së emergjencës.
Ora 14:11- Shefi i komisariatit Lushnje, nënkomisar Mitri informohet se një avion i vogël po fluturonte nga Bedati dhe po ulej në Divjakë. Ai informon Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë dhe Ministrinë e Brendshme, të cilët urdhërojnë për fillimin e operacionit për gjetjen e e avionit.
Ora 14:13-Efektivat e policisë Divjakë nisen drejt vendit të ngjarjes për verifikim të informacionit. Ata njoftojnë sallën operative të kufirit në Durrës dhe Drejtorin Rajonal për Kufirin, marrin detyrë për bllokimin e zonës.
Ora 14:18- Sipas procedurave të emergjencës, njoftohet Sektori i Koordinimit të Forcave Ajrore dhe Shërbimin e Kërkim-Shpëtimit në Forcat e Armatosura.
Nis koordinimi i të gjithë strukturave.
Ora 14:20- Efektivat e policisë mbërrijnë në vendin e ngjarjes dhe konfirmojnë mjetin e ulur dhe pilotin. 2 metra larg avionit teksa mbante në dorë 2 çanta. Avioni kishte ngecur në rërë, i dëmtuar. U konstatua se piloti ishte Giorgio Riformato me nënshtetësi italiane.
Ora 14:21- Qendra e Kontroll-Raportimit informon zv/komandantin dhe Shefin e Shtabit të Forcave Ajrore mbi të dhënat e planit të fluturimit.
Ora 14:23- Koordinatori ushtarak pranë Albacontrol Tirana dhe Qendra e Bashkuar Operacionale njoftojnë Postën e Kontroll-raportimit në Hortiatis-Greqi, Licola-Itali dhe Torrejon-Spanjë.
Ora 14:33- Patrulla e dytë në aksin Divjakë-Plazh identifikon dy automjetet ë ndaluara buzë rrugës , të titpt Micubishi me targa AA794 HU që po ngarkohej me rimorkio të tërhequr me Land Rover me një rimorkio me targë AA 500 CX. Një shtetas po largohej nga pylli me cantë të zezë. Policia bllokoi makinat të dyshuara me lëndë narkotike.
Ora 14:35- Nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë u nisën për në vendngjarje Drejtoria për Narkotikët dhe Trafiqet I. Faskaj dhe Shefi i Sektorit të Narkotikëve S. Selfollari.
Ora 14:50- U identifikuan pe...
Recommended