Tirane- Ish kryeministri Sali Berisha fton qytetarët t'i bashkohen protestës së të enjtes për të rrëzuar qeverinë "Rama-Meta e cila sipas tij e ka kthyer vendin në komb të drogës.
Berisha gjatë fjalës së tij e etiketoi Ramën "spiun" "baron droge".
" Ne nuk meritojmë të jemi kombi i drogës. Ka vetëm një rrugë,të përbllemi me largimin e tyre sa më parë. Baronët e drogës dyshja Rama-Meta menduan se do ta kalonin me mushkonja. Ju garantoj se shumë shpejt në Shqipëri do të vijnë nëndetëset e drogës. Do ju thonë se ishin balena . Grupet e trafikut disponojnë nëndetëse nga më të sofistikuarat. Kjo është e ditur dhe pastaj dëgjoni historinë e balenave. Situata është dramatike.
Shqipëria ka probleme të shumta. Ftoj qytetaret që agjendën nr 1 të vendosin vendimin për të shpëtuar nga qeveria e drogës. Qeveria që duhet të na mbrojë nga krimi qëndron në krye të trafiqeve. Të nisin betejen të enjten të zotuar të vendosur për të largimin e kësaj qeverie të drogës. Nëse duam të kemi të ardhme të mirë duhet të ngrihemi. Këta që duan të na shndërrojnë në shoqërinë e drogës për tu bërë miliardë janë armiqë. Ka vetëm një rrugë të përballemi për largimin e tyre sa më pare," tha Berisha në një konferencë për shtyp të organizuar në zyrën e tij.
Rama kurrë nuk dorëhiqet, duhet hequr
Berisha tha se tragjedia e Gërdecit dhe avioni në Divjakë janë dy gjëra të ndryshme.
" Po krahason të pakrahasueshmen. Gerdeci ishte akt tragjik. U nxorrën të gjitha përgjegjësitë. Çfarë përgejgjësie po nxjerr Rama?! Edi Rama kurrë nuk dorëhiqet. Harrojheni. Psiqika e tij është e atillë që kurrë nuk dorëhiqet. Por duhet hequr. Demokracia i ka të gjitha mjetet e veta " thotë Berisha.