Policia e shtetit del me një deklaratë për shtyp për të sqaruar se çantat e sekuestruara janë të pilotit italian dhe se ato janë sekuestruar nga policia.
"Nuk na rezulton që të kenë pasur tre-4 çanta që kanë zbritur nga avioni" tha shefi i sektorit të Antitrafikut Sokol Selfollari sot në një deklaratë për shtyp ku bëri publike dhe një foto të çantave të cilat janë tashmë sekuestruar si provë materiale.
"Në cantë ka pasur dhe manual të avionit, licenca, ilace dokumente të ndryshme" tha Selfollari.
Po ashtu policia sqaroi se makina Golf gri EL 7117 B i përket një punonjësi të policisë Arben Sina. Ndërsa personi i dytë është një specialist i krimeve Sheme Kaja, si dhe piloti Italian.
"Kërkojmë që media të mos keqinformojë publikun duke intepretuar jo në përputhje me ligjin dhet ë abuzojë me informacionin.