Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 8/22/2015
Tito Petkovski ka kritikuar ashpër bashkësinë ndërkombëtare se po qëndron indiferente ndaj zhvillimeve të fundit politike në Maqedoni, posaçërisht me zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe ato presidenciale.

'Në rast së Unioni Evropian pranoi që marrëveshja mes pushtetit dhe opozitës për 24 dhjetorin nën ombrellën e saj të përfundoj si letër tualeti, pa kurrfarë problemi edhe këto zgjedhje presidenciale dhe parlamentare do ti pranojë, ashtu siç edhe njoftuan të zbatuara në mënyrë efikase dhe do ta pranoj legjitimitetin e tyre', tha Tito Petkovski, kryetar i PRSD-së.

Sipas Petkovskit BE-ja po toleron dhe po lejon që Maqedonia të ngulfatet në fundamentalizëm etnik.

'A mund të paramendoni se në një vend evropian gjatë fushatës parazgjedhore dy partitë e koalicionit qeveritar mes vete kanë shkëmbyer një nacionalizëm të fortë dhe në këtë mënyrë i fitojnë zgjedhjet, ndërkohë që Unioni Evropian thotë se kjo është OK', u shpreh Tito Petkovski, kryetar i PRSD-së.

Petkovski shprehu shqetësimin se në fillim të viti të ardhshëm Maqedonia do të përballet me pakënaqësi të mëdha, të cilat mund të vënë në pikëpyetje dhe integriteti territorial. Bedri Rexhallari

Category

📺
TV

Recommended